LajmeRajonTopLajm

‘Putini i vogël’, prestigjiozja amerikane pyet Vuçiqin për nofkën që ia la Kurti, si përgjigjet ai

Prestigjiozja amerikane New York Times e ka pyetur presidenti serb Aleksander Vuçiq në lidhje me nofkë “Putini i vogël” që ia vuri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka hedhur poshtë akzuat e Kurtit në përgjigjen e tij për NYT, duke thënë se Kurti dëshiron të jetë “Zelenski i vogël”.

“Kurti dëshiron të jetë ‘Zelenski i vogël’ që lufton ‘Putinin e vogël”. Ky është narracioni i tij – se Vuçiç është nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”, ka thënë Vuçiq.

“S’është aspak e vërtetë” , ka thënë më tej Vuçiq.

Duke folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq thotë se s’do të vendosë sanksione ndaj federatës ruse, të paktën jo derisa të përshpejtohet anëtarësimi në BE.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close