LajmeMaqedoniTopLajm

Putin regjistroi fjalimin për pushtimin e Ukrainës tri ditë më herët?

Persona të caktuar besojnë se presidenti rus Vladimir Putin e ka realizuar videon tri ditë herët, ku paralajmëron invazionin ushtarak në lindje të Ukrainës, e që sot u transmetua në televizion.

Është vërejtur se videoja që është transmetuar sot gjashtë orë pas mesnatës, është një video shumë e ngjashme e Putinit që iu drejtua kombit të tij, në ditën kur njoftoi për njohjen e rajoneve separatiste në Donetsk dhe Luhask.

E përditshmja britanike The Guardian shkruan se duket se njoftimi i Putinit për pushtimin është realizuar tri ditë më parë. Ndërkaq e përditshmja ruse Novaya Gazeta ka publikuar videon e 21 shkurtit e publikuar në ueb-faqen e Kremlinit rreth orës 7.

Krahasimi i videos së tri ditëve më parë me atë të sotshmen, vërehet qartë se presidenti rus kishte veshur rrobat e njëjta dhe se ka qenë në hapësirën e njëjtë.

E nëse një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë, e përditshmja angleze shkruan se është një tregues tjetër se Rusia asnjëherë nuk e ka kuptuar seriozisht zgjidhjen diplomatike të krizës në Ukrainë, dhe se gjithmonë ka qenë e gatshme për pushtim.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close