
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Ukraina duhet t’i pranojë shpejt kushtet e Moskës, ose duhet të përgatitet për të më te keqën.
Putin akuzoi Perëndimin për, siç tha, nxitje të armiqësive dhe shtoi se “Perëndimi dëshiron të luftojë deri në ukrainasin e fundit”.
“Është tragjedi për popullin e Ukrainës, por duket se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, tha ai në një fjalim para disa anëtarëve të Dumës ruse.
Putin shtoi se Rusia është e gatshme të ulet për bisedime, për t’u dhënë fund luftimeve.
“Po dëgjojmë se ata duan të na mposhtin në fushëbetejë. Lërini të provojnë”, tha ai.
Kievi i ka hedhur poshtë këto kërkesa.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës më 24 shkurt.
Pas dështimit për të marrë kontrollin e Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha në verilindje të Ukrainës, ushtria ruse ka zhvendosur fokusin e saj në rajonin lindor të Donbasit.
Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.



