BotaLajmeTopLajm

Putin anulon vizitën në Beograd, Musliu: Rusia dhe Serbia në krizë të marrëdhënieve

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të vizitojë Beogradin më 20 tetor, ashtu siç ka paralajmëruar në disa raste presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Sic shkruajnë mediet serbe, duke u bazuar në burimet e tyre diplomatike, thuhet se Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Washington, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Putini nuk do të vijë në Serbi, megjithëse është njoftuar për muaj të tërë. Ardhja e tij është planifikuar për 20 tetor, kur festohet Dita e Çlirimit të Beogradit. Ai supozohej të merrte pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Tempullit të Shën Savës. Megjithatë, ai me siguri nuk do të jetë atje”, njofton Danas, duke iu referuar Kishës Ortodokse Serbe.

Ambasada ruse në Beograd i tha gazetës se, ata nuk kanë asnjë informacion se presidenti i tyre do të jetë në kryeqytetin serb.

Patriarku Irinej më parë ka konfirmuar për mediat serbe se Putin do të jetë në Serbi, duke deklaruar se është caktuar një datë për rihapjen e Tempullit të Shën Savës dhe se pret që kreu i shtetit rus të marrë pjesë në ceremoni.

“Putini konfirmoi se do të vijë në Serbi në tetor. Do të jetë një ngjarje madhështore, kur të hapim Tempullin e Shën Savës”, kishte shkruar Vuçiq pas takimit me presidentin rus.

Lidhur me këtë, analisti i sigurisë, Agim Musliu thotë se, Serbia dhe Rusia janë në krizë të marrëdhënieve.

Sipas tij, kjo ka ardhur pas një varg problemesh që janë shfaqur kohëve të fundit ndërmjet këtyre dy vendeve.

“Serbia dhe Rusia janë në krizë të marrëdhënieve. Janë mbledhur një varg problemesh në mes Rusisë e Serbisë. Që nga rasti Kleban, protesta e Uçiciqit me atë ‘pse’-në e famshme drejtuar Kremlinit, pastaj aktivizimi i së djathtës ekstreme në Serbi me nxitje nga Moska e deri te demonstratat e korrikut ku u panë edhe rusë në Beograd. Por, më e rëndësishmja është Washingtoni. Po ashtu, është kërkesë e kamotshme që personeli në Qendrën Humanitare ruso-serbe në Nish të pajiset me imunitet diplomatik. Tashmë dihet që kjo Qendër është strehë e spiunazhit rus në Ballkan”, tha Musliu për Telegrafin.

Lexo po ashtu:
MPJ e Rusisë me mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë, Gjuriq: Turp të keni
MPJ e Rusisë me mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë, Gjuriq: Turp të keni
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator marrëveshjen për normalizim ekonomik në Washington. E pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kishte reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova kishte publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpi të Bardhë.

nga TaboolaMund t’ju interesojnë
Rrëfimi i ish-ushtarit serb për krimet në Kosovë: Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në shkritoren e Smederevës
Pacolli prezanton Lagjen “Saranda”, që po e ndërton kompania e tij në Kazakistan
Kështu do të duket patentë shoferi ndërkombëtar i Kosovës
“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, kishte shkruar Zakharova në Facebook.

Po ashtu, pas marrëveshjes kishin reaguar edhe ultranacionalistët pro-rus në Serbi. Sipas tyre, kjo marrëveshje ia fut “gishtin në sy” Rusisë.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Donald Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close