BotaLajme

Putin akuzon SHBA-në se po e zvarritë konfliktin në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar vendet perëndimore se po përpiqen të zgjerojnë një sistem të ngjashëm me NATO-n në rajonin Azi-Paqësor, raporton Reuters.

Në fjalën e tij në Konferencën e Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare, që po zhvillohet në kryeqytetin rus këtë javë, Putin ka thënë se SHBA-të po përpiqeshin të “zvarritnin” konfliktin në Ukrainë, duke shtuar se vizita e fundit e Kryetares së SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan ishte një provokim i planifikuar tërësisht.

Udhëheqësi rus fajësoi zgjerimin e NATO-s në Evropë për pushtimin e tij në Ukrainë, i cili filloi në shkurt.

Në një fjalim për Ditën e Fitores në maj, ai akuzoi NATO-n për nisjen e një ngritjeje aktive ushtarake në territoret ngjitur me Rusinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close