
Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Adnan Azizi përmes njlë njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se ka nënshkruar vendimet për punësimin e 100 punëtorëve nga të cilët 77 janë shqiptarë, shkruan TOP24.
Aziyi këtë drejtori e gjeti me përfaësimin më të ulët në historinë e saj ku shqiptarë ishin vetëm 4% ndërsa nga ardhja e Adnan Azizit në krye të kësaj drejtorie në këtë institucion ka punësuar gjithësej 110 shqiptarë që ka bërë që numri i shqiptarëve të ritet në 17% .
Adnan Azizi në këtë pozitë është emëruar nga Lëvizja Besa pas koalicionimit me LSDM-në.



