
Personat e angazhuar me kontratë në vepër në shëndetësinë publike më së hershmi do të marrin vendim për punësim të përhershëm pas 1 prillit 2025. Është vendosur që kontratat e tyre të vazhdohen deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Pas çka duhet të bëhet transformim i punësimit në punësim të përhershëm. Para për këtë ka, por do të duhet të përfundojnë të gjithë formalitetet administrativo-formale, thotë drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai thotë se ekziston mundësi teorike që edhe dikush që nuk është me kontratë në vepër, të punësohet në vendin e personave që tani janë të angazhuar.
Për momentin, participimi i kontrollit të specializuar është 40 denarë. Klekovski paralajmëroi edhe pagë më të lartë për të punësuarit në ndihmën e shpejtë dhe në kujdesin paliativ përkatësisht për të gjithë ata që kujdesen për të mirën e personave të sëmurë, ku rritjen do ta marrin vetëm ata që kanë kontakt direkt me pacientët. Drejtori i FSSHM paralajmëroi edhe reforma në terë sistemin shëndetësor dhe adaptim me atë që popullsia po vjetërsohet, ndërsa nataliteti i popullsisë ulet. Klekovski thotë se shëndetësia publike momentalisht ka borxh prej rreth 50 milionë eurove, ndërsa janë kthyer 32 milionë dhe se institucioneve publike shëndetësore u është thënë se në të ardhmen nuk do të tolerohet puna me borxhe.



