LajmeMaqedoniTopLajm

Publikohen pamjet nga aksioni, policia gjen armë dhe municione gjatë bastisjeve në Llaskarcë

Nga MPB njoftojnë se gjatë sitës së sotme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet tjera të personit S.Z. nga fshati Llaskarcë i Shkupit, përcjell TV21. Nga Policia shtojnë se janë kapur armë dhe municione.

“Gjatë bastisjes pranë një objekti ndihmës të përdorur prej tij u gjetën një pistoletë e konvertuar, dy karikatorë bosh për një pushkë automatike dhe 16 fishekë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur tre armë dhe një pushkë gjuetie. S.Z është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv

Related Articles

Back to top button
Close
Close