LajmeMaqedoni

PTHP nuk e përjashton mundësinë e inicimit të ndjekjes penale ndaj kryetarit aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko

Prokuroria Themelore Publike nuk e përjashton mundësinë e inicimit të ndjekjes penale ndaj kryetarit aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nëse konstatohen vepra penale. Prokuroria Publike rikujton se menjëherë pas futjes së Merkos në listën e zezë të SHBA-së, një komision i Prokurorisë Publike ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi procedimin e të gjitha çështjeve të ngritura në prokurori ndaj Merkos, si dhe për çështjet lidhur me punën e Komunës së Strugës gjatë periudhës kur ishte në detyrën e kryetarit të komunës.

“Për të gjitha konstatimet, anëtarët e komisionit u kanë dhënë prokurorëve indikacione dhe udhëzime konkrete për veprime të mëtejshme. Masa shtesë janë marrë nga Prokurori Publik. Të gjitha rrethanat janë duke u hetuar ndërsa veprat eventuale penale të konstatuara nuk do të lihen pa përndjekje përkatëse”- PTHP

Ndërkohë, Deklarata e këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët në Këshillin e Strugës, me çka kërkohej që ky institucion të distancohej nga kryetari Merko për gjoja përfshirjen e tij në çështje gjyqësore dhe korrupsion, është dërguar në të gjitha ambasadat e huaja në vend. Me Deklaratën, të cilën këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së nuk kanë dashur ta mbështesin, kërkohet që Merko të japë dorëheqje menjëherë, ndërsa organet e drejtësisë të nisin hetimet.

Kundër Ramiz Merkos janë ngritur 30 lëndë gjyqësore, prej të cilave vetëm 16 janë aktive, ndërsa 14 të tjerat tashmë janë vjetruar. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close