LajmeMaqedoniTopLajm

PTHP: Djali që vrau babain në Gostivar tontoi të fshihte gjurmët

Prokuroria Publike njoftoi sot se djali që vrau babanë e tij në Gostivar u përpoq të mbulonte gjurmët, ndërsa trupin e të ndjerit e lau dhe e përgatiti për varrim.

“Megjithatë, incidenti u zbulua nëpërmjet një raportimi nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës nëpunës policor shkuan në vendngjarje, e inspektim kreu edhe një prokuror publik dhe menjëherë urdhëroi autopsi”, thekson Prokuroria në kumtesën e sotme.

Tridhjetë e tre vjeçari nisi një grindje familjare me babain për shkak të keqkuptimeve të mëparshme, pas së cilës e sulmoi fizikisht, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat babai ka ndërruar jetë.

Prokurori publik deri te gjykatësi me procedurë paraprake nga Gjykata themelore në Gostivar dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit ndaj dëshmitarët dhe fshehjes së gjurmëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close