LajmeMaqedoniTopLajm

Pse Sela nuk ka vendosur asnjë tetovarë bartës liste?!

“Tetova më ka mbrojtur”kështu deklaroi lideri i ASH së Zijadin Sela ,por në fakt ai ka shkelur mbi tetovarët sepse janë tre bartës liste nga Struga e tij.Asnjë tetovar nuk figuron aty në ndërkohë që ai kërkon që votat t’i sigurojë pikërisht në këtë qytet që ka më shumë votues në zonën numër gjashtë informon TetovaSot.
Kreu i ASH- së madje edhe në strukturat më të larta partiake e ka anashkaluar Tetovën .
Këto anashkalime dhe mospërfillje rezultuan me përçarje në Degën e Tetovës me dorëheqjen e Altrim Mahmutit .Ky i fundit u shpreh se kur u krijua koalicioni me AA u thye rëndë statuti i partisë jo për shkak se u krijua koalicioni me AAA por për shkak se një vendim i tillë nuk u mor nga kuvendi qëndror i partisë ashtu siç është në statutin e partisë! Pika 13.

Kjo ka reflektuar edhe në komente të shumta të shumë votuesve tetovarë të cilët nëpër rrjete sociale shprehin pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si tetovarët trajtohen vetëm si makineri votuese për karrierat politike të disa figurave që gjithnjë politikën dhe interesin e çojnë përtej Tetovës të zhytur në idenë e lokalizmit përcjellë TetovaSot.
Analisti dhe njohësi i rrethanave politike në Maqedoni Arben Llalla thotë se Koalicioni ASH-AA nuk ka vendosur asnjë tetovar apo pollogas bartës liste në asnjë zonë, kjo është pak e çuditshme kur dihet që Pollogu është zona ku dalin më shumë deputet shqiptar. “Ky koalicion ka tri bartës nga Struga dhe tri nga Shkupi. Sela u largua nga PDSH për shkakun për reformim, por doli se ai ishte fanatik i lokalizmit duke eliminuar kandidaturat nga qyteti patriotik i Tetovës. Sela injorojë propozimet nga Kuvendi Qendror i ASH dhe e bëri vetë listën për deputet në mënyrë jodemokratike. Kështu, largojë me puç në heshtje kandidaturën e Malësisë Arta Toçit, konservojë kandidaturën e tetovarit Agon Feratit dhe vendosi në numrat 2-3 kandidatura periferike nga Pallçishti dhe Reçica e Madhe” deklaroi Llalla.
Ai thotë se më duket se Ziadin Sela ka xhelozi për tetovarët, kjo është e dhimbshme, por e vërtetë.
“Nëse ka ndonjë kundërshtime tna e thotë përballë në ndonjë mejdan televizivë. Vërehet se Struga do jetë qyteti më me shumë deputet shqiptar, diku 5-6, kjo më duket e çuditshme kur dihet që ky qytet është i brishtë me votues shqiptar. Por Struga mbete qytet periferik ndërsa Tetova është kërthiza e patriotizmit shqiptar. PDSH është kujdesur që të kenë listë të mirë të kandidaturave duke përfaqësuar denjësisht të gjitha zonat e në veçanti Tetovën e cila përfaqësohet nga Menduh Thaçi” deklaroi Llalla .

Ndryshe kohë më parë kreu i ASH-së së sotme dhe LRPDSH-së së djeshme Zijadin Sela pasi u shkëput nga PDSH-ja duke shpërfaqur arsyet e kësaj ndarjeje nga PDSH duke iu referuar Menduh Thacit tha se njerëzit që partinë, politikën e me këtë interesin publik, e shndërrojnë në pronë të tyren private nuk meritojnë vëmendjen e askujt. Përveç përbuzjes nuk besoj që meritojnë gjë tjetër.
Por tashmë disa veprime të tij po e bëjnë të ngjajshëm në vendimet që ai i merr në Aleancën për Shqiptarët duke shpërfilur strukturat e partisë dhe duke injoruar propozimet nga Kuvendi Qendror i ASH duke bërë vetë listën për deputet në mënyrë jodemokratike

Related Articles

Back to top button
Close
Close