LajmeRajon

‘Provokim i rrezikshëm’: Malazezët e Kosovës frustrohen me rihapjen e temës së Demarkacionit

Malazezët në Kosovë po shprehen të frustruar pse zyrtarët shtetërorë i kanë shpeshtuar deklaratat e tyre për rishikimin e Demarkacionit, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro, dje ka raportuar ekskluzivisht për ardhjen e presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic javën e ardhshme në Kosovë.

Lidhur me këtë vizitë dhe për çështjen e demarkacionit ka folur Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujicic.

Ai ka thënë se edhe pse demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar pa mundësi rishikimi të tij, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të zhurmshme deklaratat e disa zyrtarëve kosovarë se çështja nuk është mbyllur.

“Ringjallja e kësaj teme, e cila rëndoi shoqërinë kosovare dhe u shoqërua me dhunë në rrugët e Kosovës dhe në Kuvend, është një provokim i rrezikshëm por i kotë me synimet e fundit. Duke pasur parasysh se presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë më 18 dhe 19 maj, presim që pas takimeve të planifikuara, Prishtina zyrtare përfundimisht t’i pranojë faktet dhe t’i japë fund demarkacionit ndërmjet dy shtete”, ka thënë Vujicic.

“Gjithçka përtej kësaj do të çojë shumë shpejt në shkatërrimin e plotë të qenies etnike malazeze, e cila është përçarë dhe përçarë më tej për shkak të pasojave të situatës në vendin e origjinës”, ka thënë në fund Vujcic.

Related Articles

Back to top button
Close
Close