LajmeRajonTopLajm

Protestuesit gjuajnë poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it

Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS-it, po kërkojnë një grup i qytetarëve të Kosovës në formë proteste, të organizuar sot në Prishtinë kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur javë më parë si pasojë e krizës energjetike në vend.

Protesta nisi para KEDS-it, ku një nga organizatorët e protestës, Dibran Hoxha theksoi se KEDS dhe qeveria ia kanë nisur me nga dy orë reduktime të rrymës, por në disa vende nuk ka rrymë deri në 24 orë. Kjo sipas tii është diskriminuese.

Hoxha tha se reduktimi rrymës nuk duhet pranuar kurrsesi.

Protestuesit theksuan se “Ngrohja nuk është komoditet”, “KEDS t’i kthehet Kosovës” dhe “Rizvanolli ik”.

Protestuesit gjuajtën poça elektrikë drejt objektit të KEDS në formë proteste.

Protesta e nisur fillimisht pranë objektit të KEDS-it në Prishtinë, pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close