Rajon

Protestë në Podgoricë kundër simboleve serbe!

Mijëra vetë u mblodhën në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë duke valëvitur flamuj kombëtar në shenjë proteste kundër përdorimit të simboleve kombëtare të Serbisë nga partitë e opozitës që fituan zgjedhjet javën e shkuar.

Pjesëmarrësit thërrisnin në kor: Këtu nuk është Serbi dhe ne nuk e falim Malin e Zi. Partia pro perëndimore e socialistëve demokratë e Presidentit Milo Gjukanovic, që udhëhoqi Malin e Zi gjatë kolapsit të dhunshëm të ish-Jugosllavisë në vitet ’90, humbi në zgjedhjet parlamentare të javës së shkuar.

Ajo nuk do të mundet të krijojë një qeveri për të parën herë që nga 1990, kur sistemi shumëpartiak u aplikua. Partitë e opozitës, përfshirë frontin demokratik pro serb, organizuan tubime për të festuar fitoren e tyre, duke valëvitur flamuj serbë dhe duke ngritur tre gishtat, një gjest ky i njohur si përshëndetje serbe.

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë, me disa që mbështesin lidhje më të ngushta me Beogradin dhe të tjerë që kundërshtojnë çdo aleancë pro serbe. /TCH/

Related Articles

Back to top button
Close
Close