Rajon

Protestë në ishullin grek Rodos, nuk i duan turistët izraelitë!

Me tension dhe me arrestimin e demonstruesve përfundoi protesta në ishullin grek Rodos, e organizuar kundër arritjes së një anijeje turistike me turistë nga Izraeli, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

“Demonstruesit brohoritën ‘Liri për Palestinën’ dhe mbanin pankarta me mesazhet ‘Ndaloni gjenocidin’; ‘Liri për Gazën’ dhe fotografi të fëmijëve nga Gaza, duke shprehur mospajtimin e tyre me politikat e Izraelit.

Sipas mediave në ishull, në anijen turistike kishte rreth 650 turistë nga Izraeli, ndërsa duke marrë parasysh se protesta ishte paralajmëruar më parë, masat e sigurisë dhe prania e policisë u shtuan.

Tensione të vogla kishte kur protestuesit u përpoqën të thyenin bllokadën e policisë dhe të arrinin në port dhe në vendin ku ishte ankoruar anija turistike.

Protestë e ngjashme, kundër arritjes së turistëve izraelitë, u zhvillua të martën e kaluar edhe në Siros, ku anija turistike u largua nga porti dhe vazhdoi lundrimin e saj pa e parë ishullin turistët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close