Rajon
Protesta kundër Speciales që po përdor prova serbe, Shqipe Selimi e VV provon të arsyetojë mungesën

Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi, ka postuar një sqarim në profilin e saj në ‘facebook’ përmes të cilit është munduar të arsyetojë mungesën në protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale, shkruan Express.
Ajo ka përmendur deputetët që e kanë votuar Specialen, dhe sipas saj dikush nga ta sigurt do të ishte në protestë.
Selimi tutje ka thënë se s’ka qenë e vetmja familjare që ka munguar në protestë.
“Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo.



