LajmeMaqedoniTopLajm

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Arianit Xhaferi: Revolta e qytetarëve mund të eskalojë (VIDEO)

Njëri nga organizatorët e protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrikë, Arianit Xhaferi, ka bërë thirrje për pjesmarrje masive në protestat e sotme që do të mbahen në Tetovë dhe disa qytete tjera të vendit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Xhaferi tha se protesta do të jetë paqësore, ndërsa ftoi autoritetet që t’i marrin seriozisht kërkesat e protestuesve për të mos lejuar eskalimin e situatës.

“Protesta organizohet për të adresuar reagimet, pakënaqësitë dhe mllefin e qytetarëve ndaj shtrenjtimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut. Jemi mbledhur një grup aktivistësh të shoqërisë civile, persona të jetës publike në Tetovë dhe kemi vendosur që këtë pakënaqësi ta adresojmë përmes një proteste për të parandaluar atë që nuk dëshiron askush, për të parandaluar modelin bullgar të reagimit ndaj këtyre padrejtësive. Duam që përmes kësaj proteste t’i drejtojmë disa kërkesa autoriteteve për t’i dhënë një shans paqes që të zgjidhet problemi në një mënyrë paqësore dhe të qetë, që të mos ketë nevojë të veprojnë njerëz me pikëpamje ekstreme. Ne kemi informacione se po preferohet nga grupe të caktuara modeli bullgar dhe jemi të sigurtë se ky është opsioni i fundit që duhet të vijë në përdorim, prandaj do të mundohemi që t’I japim edhe një shans paqe, por nëse autoritetet tregohen të shurdhëra, atëherë neve na ngelet që të largohemi dhe t’i lëmë të tjerët që ta zgjidhin në mënyra që nuk na pëleqejnë. Kemi vendosur protesta e nesërme të jetë më shumë e karakterit informues ku qytetarët do të informohen me problematikën, por edhe me kërkesat për zgjidhjen e kësaj problematike. Si grup iniciatorë kemi vendosur që të organizojmë disa protesta, e para do të jetë sot, pas një jave do të ketë një marsh, protesta e tretë mund të jetë në Shkup para zyrave të Komisionit Rregullator Energjetikë ose para Kuvedit”, tha mes tjerash për gazetën LAJM, Arianit Xhaferi. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

ose para Kuvedit”, tha mes tjerash për gazetën LAJM, Arianit Xhaferi. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close