
Buxheti për vitin e ardhshëm është shumë ambicioz dhe optimist. Këto janë reagimet e opinionit të ekspertëve për Propozim Buxhetin për vitin 2025, që dje e miratoi Qeveria. Projektimet qeveritare janë se vitin e ardhshëm do të shpenzohen 6,5 miliardë euro ose mbi 600 milionë euro më shumë se buxheti i 2024-tës. Është planifikuar që nga qytetarët dhe kompanitë të mblidhen 5,8 miliardë euro ose mbi 600 milionë euro më shumë, nga tatimet, kontributet dhe tatimet e tjera. Deficiti buxhetor është projektuar në 4% nga BPV-ja ose mbi 670 milionë euro. Ekspertët të vendosur – thonë se kanë pritur kursim, por shpenzimet e projektuara janë shumë të larta.
Por ministrja pohon se nuk do të shkurtohet nga projektet kapitale.
Për paga të aparatit shtetërore do të shpenzohen 780 milionë euro si dhe 32 milionë euro shtesë për rritjen e dakorduar të pagave në arsim. Para do të ketë edhe për rritje të pensioneve për 2500 denarë në mars. Fondi Pensional për të mbuluar boshllëkun, do të fitojë 390 milionë euro nga Buxheti. A do të rritet dhe për sa do të rritet paga minimale për punëtorët, do të konfirmohet.



