LajmeMaqedoniTopLajm

Prokurorja Fetai: Vrasjen e pesëfishtë në Smilkovë e kreu Halili, Afrimi dhe Agimi

Dy të arratisurit Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, si dhe Agim Ismailoviq e kanë kryer vrasjen e katërfishtë në Liqenin e Smilkovës dhe të njëjtit akuzohen për aktin “terrorizëm”. Haki Aziri akuzohet për dy vepra penale, sepse u ka ndihmuar, por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. Sa i përket Fejzi Azirit, ai ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen. Sami Luta ndërkohë lirohet nga aktakuza për rastin “Monstra”. Kështu u shpreh prokurorja Fatime Fetai në fjalët përfundimtare për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, e cila tha se aktakuza për këtë rast mbetet vepra penale “terrorizëm”, por se nuk ka dëshmi vetëm për Sami Lutën se është i përzier në këtë vepër. Për këtë arsye kërkoi nga gjykata ta refuzoj akuzën kundër tij.

Pas një varg seancash gjyqësore në rigjykimin e rastit “Monstra”, gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, është para përfundimit. Prokurorja Fatime Fetai, në hyrjen e fjalëve përfundimtare, tha se spekulime të plota janë se ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, është i përfshirë në këtë rast. Si spekulim e cilësoi edhe qëndrimin e palës mbrojtëse se vetura “Opel Omega”, me të cilën janë transportuar një pjesë e të akuzuarve, është e montuar. Pretendimet se kjo veturë është e MPB-së, nuk është e argumentuar. Ndërkohë, si argument e lexoi deklaratën e të akuzuarit Haki Aziri, të cilën e ka dhënë në hetuesi në vitin 2012 (për të cilën ai më pas deklaroi se e ka dhënë nën presion), kur thotë se veturën fillimisht e kishte parë në Fushë Tophanë, dhe më pas në media. (O.XH./koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close