LajmeMaqedoniTopLajm

Prokuroria thotë se policët e “Tabanocit” kanë marrë ryshfet që nga 2020-ta

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi penale  kundër 12 personave  të punësuar në vendkalimin kufitar Tabanoc për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale bashkim kriminal dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria thotë se policët e “Tabanocit” kanë marrë ryshfet për dy vjet rresht, ndërkaq, gjatë aksionit të 25 dhjetorit janë gjetur dhe sekuestruar prova të mjaftueshme.

PROKURORIA

“Gjatë bastisjes nëpër shtëpitë e tyre, në zyra dhe makina janë gjetur dhe konfiskuar: 16.413 euro, 219.195 denarë, 60 franga dhe 375 dinarë të Serbisë.  Sasia më e madhe e të hollave është gjetur tek H.K. , 15.885 euro dhe 30 franga. Është gjetur dhe municion dhe gjëra të tjera që do të përdoren gjatë procedurës penale”.

Pas hetimeve të komandantit, zëvendëskomandantit dhe 10 zyrtarëve policorë në Stacionin Policor të vendkalimit kufitar Tabanoc, përfshirë edhe udhëheqësin e turnit, janë siguruar prova materiale për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.  Me urdhër të Prokurorit Publik, nëntë nga të dyshuarit janë privuar nga liria.

Në komunikatën e Prokurorisë sqarohet se në fillim të vitit 2020, të dyshuarit – Komandanti I Stacionit Policor, dy policë me gradë më të lartë dhe një zyrtar policie, kanë krijuar grup që ka pasur qëllim “Mitmarrje” .I dyshuari i parë, fillimisht si udhëheqës I turnit e më pas si Komandant I Stacionit policor ka shpërndarë tre të dyshuarit tjerë në vende pune nëpër kabinat ku ka fluks më të madh të udhëtarëve dhe kanë pasur detyrë të kërkojnë dhe të pranojnë dhurata nga 5, 10, 20 ose 30 euro, për veprime që nuk kanë guxuar t`I kryejnë. Prokuroria njofton se nga fillimi i vitit 2020 e deri më 25 Dhjetor 2022, kanë marrë mitmarrje, kurse për çdo muaj, të dyshuarit të parë i kanë dhënë nga 150 euro. /SHENJA

Related Articles

Back to top button
Close
Close