LajmeMaqedoni

Prokuroria Themelore Publike, zgjedhjet kaluan pa trazira të mëdha

Prokuroria Publike ka njoftuar se dita e zgjedhjeve ka kaluar përgjithësisht pa shqetësime të mëdha për procesin e votimit….

Prokuroria Publike ka njoftuar se dita e zgjedhjeve ka kaluar përgjithësisht pa shqetësime të mëdha për procesin e votimit dhe raportime për incidente zgjedhore.

Në prokurorinë e Kavadarit, pas njoftimit është ngritur rasti ndaj një personi nga Negotina, i cili është denoncuar nga një qytetar për vepër penale shkelje e lirisë së zgjedhjes së zgjedhësve. Në Koçan ka pasur një transport të organizuar të votuesve deri në vendvotim, në Rostushë është raportuar se një person i ka dhënë ryshfet votuesve, por pas kontrolleve, pretendimet nuk janë vërtetuar me asnjë provë, thonë nga Prokuroria.

Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund të prishin procesin zgjedhor do të hetohen dhe rastet do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close