LajmeRajonTopLajm

Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmon aktakuzën ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve

Ishte temë mjaftë e diskutuar gjatë ditës, teksa ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një reagimi kishte thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë të tillë.

Ishte temë mjaftë e diskutuar gjatë ditës, teksa ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një reagimi kishte thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë të tillë.

Nuk ka shkuar shumë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se prokurori i shtetit, me datë 17.04.2019 ka ngritur aktakuzë ndaj Aliut dhe pesë personave të tjerë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Prishtinë, 23 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23.04.2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave me inicialet: L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit, me datë 17.04.2019, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit, me ç’ rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me këtë rast, ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç, (me datë 05.08.2019 është dëgjuar i pandehuri L.A) dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara më 24.07.2020, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së. Të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë.

Pretendimet se i pandehuri L.A, nuk është pajisur me Aktakuzë nga ana e Prokurorisë, nuk qëndrojnë, sepse nëse i referohemi Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Aktakuza i paraqitet gjykatës kompetente në aq kopje sa ka të pandehur dhe mbrojtës të tyre dhe një kopje shtesë për gjykatën. Gjithashtu, gjykatës i dërgohet edhe lënda komplete e hetimit nga prokurori i shtetit, nga neni 242, paragrafi 1 i KPP-së.

Në momentin kur aktakuza dërgohet në gjykatë, e njëjta obligohet t’i pajisë palët në procedurë me aktakuzë. Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i jep kopjen e aktakuzës të pandehurit apo të pandehurve, nëse ata nuk i kanë pranuar këto kopje të aktakuzës më parë, neni 245, paragrafi 2 i KPP-së, çka d.m.th. se me Aktakuzë palët i pajisë Gjykata kompetente.

Related Articles

Back to top button
Close
Close