LajmeMaqedoni

Projektet për komunat/ Perinski: Vetëm ditën e parë janë dorëzuar 20 formularë

Në thirrjen e dytë për ndarjen e ndihmës financiare për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore deri në ditën e djeshme janë dorëzuar rreth 20-të formularë për aplikim për 20-të projekte nga tre vetëqeverisje locale, jamin e bëri të ditur, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski. Sipas tij tani më kiomunat kanë përvojë nga thirrja e pare dhe do ti shmangin problemet me të cilat u ballafaquan më herët.

“Kjo është mirë sepse vetëqeverisjet lokale duhet të plotësojnë formularët e aplikimit dhe të rregullojë të gjithë dokumentacionin për të aplikuar. Vetëm ditën e parë kemi pranuar rreth 20 aplikime, që është vërtet mirë dhe tregon se kryetarët e komunave kanë qenë të përgatitur për thirrjen e dytë publike” – tha Perinski.

Ai ju bëri thirrje të gjithë komunave që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

“I inkurajoj të gjithë kryetarët e komunave që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për bashkëpunim ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, me të cilin së bashku do të arrijmë rezultate pozitive dhe reale domethënëse për përmirësimin e komuniteteve tona dhe cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në to” – tha Perinski.

Komunat mund të aplikojnë me disa projekte infrastrukturore në fushën e kulturës, sportit, mjedisit, infrastrukturës rrugore, si dhe në fushën e politikës sociale dhe arsimit, edhe atë jo më vonë se më 30 prill 2025. Rikujtojmë se në shpalljen e pare të Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se 77 komuna kanë plotësuar kushtet, me çka do të financohen 274 projekte ku vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close