Profesoresha e Universitetit të Tetovës, Zejnepe Alili Rexhepi përmes një postimi në profilin e saj në FB ka akuzuar antarin e komisioni të Ministrisë së Kulturës, Lulzim Azirin si “argatin” besnik të Ministrisë së Kulturës në RMV dhe si shkatëruesi i kulturës shqiptare në vitet e fundit shkruan TOP24.
Rexhepi në postimin e saj në FB shkruan se “Lulzim Hazirit, gjatë tërë kohës, për hedhjen e të gjitha projekteve të Shoqatës për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanica” ishte se ka munguar dokumenti kyç – Llogaria rrjedhëse (pa pikë turpi e mashtronte opinionin publik)!”.
Ajo më tej shton se kjo ministri është në kontraditë me veten dhe antarët e sa ku në vendimin e për refuzimin e projektit shkruan se “Argumenti i Ministrisë së Kulturës, dëshmuar sot, përmes Vendimit negativ për projektet e “Ars Albanicës”, është se dokumenti – Llogaria rrjedhëse paska qenë më i vjetër se 6 muaj! (fatkeqësisht, ndoshta me pasoja nga Covid 19, u qenka ndalur numërimi kalendarik)!”. përcjellë TOP24.
Postimi i plotë i profesoreshës Zejnepe Alili Rexhepi:
Me shkas!
Për Lulzim Hazirin, “argatin” besnik të Ministrisë së Kulturës në RMV!
1. Argumenti i Lulzim Hazirit, gjatë tërë kohës, për hedhjen e të gjitha projekteve të Shoqatës për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanica” ishte se ka munguar dokumenti kyç – Llogaria rrjedhëse!
(pa pikë turpi e mashtronte opinionin publik)!
2.Argumenti i Ministrisë së Kulturës, dëshmuar sot, përmes Vendimit negativ për projektet e “Ars Albanicës”, është se dokumenti – Llogaria rrjedhëse paska qenë më i vjetër se 6 muaj!
(fatkeqësisht, ndoshta me pasoja nga Covid 19, u qenka ndalur numërimi kalendarik)!
3.Argumenti i Shoqatës “Ars Albanica” është se dokumenti – Llogaria rrjedhëse, është dorëzuar në afatin e duhur me krejt dosjen e kompletuar, dhe i njëjti dokument është fringo i ri, i nxjerrë enkas nga institucioni përkatës – Zyra e Regjistrit Qendror – Tetovë, pikërisht në muajin tetor, kur edhe është shpallur konkursi i Ministrisë së Kulturës në MV!
*Për padrejtësitë ndaj shqiptarëve “faji gjithmonë mbetet jetim”, por një gjë dihet, argatët do të mbahen mend gjatë!