
Sonte në shtabin e Alternativës në Tetovë erdhi për vizitë profesori Adnan Ismaili i cili në opinion njihet si Abia, shkruan Top24.
Vizita e Adnan Ismailit në një moment kaq të rëndësishëm për Alternativën në Tetovë vetëm se ka forcuar pozicionin politik të ALTERNATIVËS në këto zgjedhje duke llogaritur në raportet e tij me shumë intelektual dhe afarist të Tetovës. Kjo mbështetje e pa rezervë dhe publike nga Adnan Ismaili sigurtisht që më 20 gusht do të reflektoj në rritjen e mandateve të ALTERNATIVËS në Tetovës, duke e shëndruar kështu në faktor të shumicës së re për këshillin komunal në Tetovë.
“Sonte, në mbledhjen e mbajtur nga Alternativa – dega Tetovë, ku po bëhen edhe përgatitjet e fundit për zgjedhjet për këshillin komunal, i ftuar special në këtë mbledhje ka qenë profesori univeristar Adnan Ismaili.
Në prani të shumë aktivistëve dhe simpatizantëve, prof. Ismaili, degës së Tetovës i dëshiroi shumë suksese, duke shpresuar se ditën e shtunë do të ketë rezultate pozitive për Alternativën e Tetovës.” shkruan në njoftimin e Alternativës në Tetovë, përcjellë Top24



