LajmeMaqedoni

Privohen nga liria tre të rinj nga Shkupi, dyshohet se u kanë marrë fëmijëve para duke i kërcënuar

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë privuar nga liria tre persona nga rajoni i Shkupit, pasi të njëjtit nën kërcënim kanë marrë para nga 5 fëmijë.

“Me datë 16.04.2025 rreth orës 23:30 në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.A.(19) nga fshati Kondovë, rajoni i Shkupit, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se rreth orës 22:25 në një stacion autobusi në zonën e Bit Pazarit, nën kërcënim u kanë marrë para pesë të miturve nga fshati Kuçevishtë i Shkupit, dhe pasi janë larguar nga vendi kanë takuar dy të mitur të tjerë nga fshati Idrizovë dhe Trubarevë i Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, me procedurë të shpejtë ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Related Articles

Back to top button
Close
Close