LajmeRajon

PRISHTINË: MARSH PROTESTE KUNDËR VRASJES SË GRAVE

PROTESTA U ORGANIZUA PAS RASTIT TË VRASJES NË FERIZAJ

Me ngjyrë të kuqe të hedhur në objektin e qeverisë ka përfunduar protesta  ku u kërkua që vrasjet e grave në Kosovë të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Kryeministër i ke duart me gjak, Drejtësi për Marigona Osmanin ishin brohoritjet e protestuesve, protestë kjo që vjen pas vrasjes së Marigona Osmanit e nga partneri i saj dhe shoku i tij.

Protesta e organizuar nga disa organizata për mbrojtje të grave ka nisur para Ministrisë së Drejtësisë ku u kërkua shkarkimi i të gjithë prokurorëve, gjykatësve dhe policëve që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet sipas Kodit të procedurës Penale.

Ndërsa më pas ka vazhduar te Ministria e Punëve të Brendshme ku para protestuesve doli edhe Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla.

Ndërkohë Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se është duke shqyrtuar neglizhencën eventuale në rastin e Dardan Krivaës.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmanit aktualisht ndodhen në paraburgim njëmuajsh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close