LajmeRajon

Prishtina përballet me krizë financiare, mbi 10 milionë euro borxhe të papaguara

Raporti më i fundit mbi financat e Komunës së Prishtinës tregon një krizë të thelluar financiare. Detyrimet kontingjente dhe pagesat për përmbarim kanë krijuar një barrë të rëndë mbi buxhetin komunal.

Buxheti i Komunës së Prishtinës po përballet me një barrë të rëndë financiare, siç dëshmohet nga raportet e fundit për vitin 2014 për detyrimet kontingjente dhe shpenzimet për përmbarime. Sipas të dhënave të publikuara, detyrimet kontingjente të komunës arrijnë në një total alarmues prej 80.2 milionë euro, ndërsa mbi 10.5 milionë euro janë humbur vjet përmes përmbarimeve dhe vendimeve gjyqësore.

Sipas raportit të komunës, detyrimet kontingjente – borxhet e papaguara që mund të ndikojnë në financat publike, përfshijnë kategori të ndryshme, si paga, shërbime, investime kapitale dhe lëndë të papërcaktuara qartë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close