
Në një kohë kur teknologjia blockchain po transformon financat, industrinë dhe mënyrën si funksionon bota digjitale, Prishtina po bëhet epiqendra e këtij zhvillimi në Ballkan.
Më 10 dhe 11 maj 2025, kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë edicionin e dytë të BlockTalk, konferencën më të madhe dhe më të rëndësishme për kriptovaluta dhe teknologji blockchain në rajon.
Ajo që e bën këtë ngjarje veçanërisht historike është përfshirja e Binance, kompania më e madhe në botë për tregtim kriptovalutash, e cila këtë vit është sponsor zyrtar i konferencës.
Përfaqësues të nivelit të lartë nga Binance do të marrin pjesë, përfshirë edhe figura kyçe nga ekipi drejtues global.



