LajmeMaqedoni

Prezantim i tuining projektit për modernizim të kornizës juridike për mbrojtje të të dhënave personale

Në Shkup sot do të mbahet ngjarje fillestare për tuining projektin “Mbështetje në zbatimin e kornizës së modernizuar juridike për mbrojtje të të dhënave publike”.

Ngjarja është në organizim të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale të Maqedonisë së Veriut, Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale të Kroacisë dhe Fondacionit gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar (IRZ).

Qëllimi i projektit është të përmirësohet mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut dhe sistemi nacional për mbrojtje të të dhënave personale në Maqedoni të Veriut në pajtim me standardet e legjislaturës së Bashkimit Evropian dhe të përmirësohet puna e Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale për zbatim të kornizës së modernizuar për mbrojtje të të dhënave personale.

Në kuadër të ngjarjes do të promovohet edhe Ligji i ri për mbrojtje të të dhënave personale me të cilin transponohet Rregullativa e përgjithshme për mbrojtje të të dhënave personale (GDPR).

Janë paralajmëruar fjalime hyrëse të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Udhëheqësit të Sektorit për bashkëpunim në DEU, Shtefan Hudolin, ambasadores kroate Nives Tiganj dhe zëvendës-ambasadorit të Gjermanisë, Oto Graf.

Related Articles

Back to top button
Close
Close