LajmeMaqedoniTopLajm

Presidentja Dafkova refuzoi të përmend emrin se nga cili shtet vjen

Pa përmendur emrin kushtetues, sot kryetarja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në shënimin e festës së patronatit të Universitetit të Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

Shteti maqedonas, asnomska Maqedonia ishin termat që Davkova i përdorte kur duhej të përmendte vendin tonë, dhe si gjatë betimit nuk thoshte fare Republika e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Veriut.

Arsimi ka qenë, është dhe duhet të mbetet prioriteti kryesor i shtetit maqedonas”, tha ndër të tjera në fjalën e saj Davkova.

Pasi shmangu thënien e emrit kushtetues gjatë betimit solemn, Davkova shkaktoi reagime të furishme në Athinë, por edhe në Bruksel, duke konsideruar se respektimi i Marrëveshjes së Prespës është një nga momentet kyçe të integrimeve evropiane.

Në këtë drejtim janë edhe komentet e kryeministrit grek Mitsotakis, i cili paralajmëron respektim të rreptë të Marrëveshjes së Prespës dhe përmend se do të ketë bllokada të reja në rrugën evropiane të Maqedonisë nëse shkelet marrëveshja.

Mirëpo, është e qartë se kjo nuk arrin deri te Davkova, ndaj mbetet të shihet nëse shmangia e saj për përdorimin e emrit kushtetues është strategji e mirëmenduar dhe çfarë pasojash mund të sjellë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close