LajmeRajon

PRESIDENTI SERB: PËR MERKELIN KOSOVA ËSHTË E PAVARUR

‘DEMOKRATËT MORËN PJESË NË MARRJEN E KOSOVËS’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se përkundër që kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, për të Kosova është e pavarur. Duke folur për televizioni Happy, Vuçiq ka lënë të kuptohet se fitorja e Donald Trumpit do të ishte më e mire për vendin e tij, ndërkohë që rikujtoi rolin e demokratëve në shtetbërjen e Kosovës. Hollësitë i sjell kronika në vazhdim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se fitorja e Presidentit Donal Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte më e mirë për interesat e vendit të tij, ndonëse u shpreh se personalisht kishte raporte më të mira me presidentin e sapozgjedhur nga radhët e demokratëve, Joe Biden:

‘Me të kam një marrëdhënie personale më të mirë sesa me Trumpin, por nëse më pyetni se çfarë do të ishte më mirë për Serbinë, çfarë mendoni, unë nuk e kuptoj se çfarë po ndodhë ose të gënjej popullin tim, ose të heshtti e të shikoj kah qielli, është e qartë se çfarë do të ishte më mirë, është e qartë çfarë do të ishte më mirë edhe sot, për Serbinë. Është e qartë edhe për shkak të politikës, sepse demokratët morën pjesë në marrjen e Kosovës nga Serbia. Ata e bënë këtë. Trump ishte më pak i ngarkuar me këtë, një pozicion ky më i lehtë për Serbinë’– tha Vuçiq. Ai ka vlerësuar edhe qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel karshi çështjes së Kosovës. Merkel nuk është në anën tonë, por është treguar e ndershme – tha presidenti serb:

‘Për Angelën Kosova është punë e kryer. Kosova është shtet i pavarur, por Angela gjithmonë ka qenë fer ndaj Serbisë, të jem krejtësisht i qartë,’ – tha Aleksandar Vuçiq në një intervistë të gjatë për televizionin proqeveritar serb Happy TV. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close