SportTopLajm

Presidenti i FIFA-s: Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume me spektatorë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka deklaruar se Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume plot me spektatorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim virtual në Gjenevë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i FIFA-s tha se koronavirusi i ri (COVID-19) do të mposhtet ose “ne do të mësojmë të jetojmë me të”.

“Jam shumë, shumë i sigurt, do të jetë e pabesueshme, do të ketë të njëjtën magji, duke bashkuar botën. Ne do të kthehemi atje ku duhet të jemi”, tha Infantino.

Kupa e Botës 2022 supozohet të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Related Articles

Back to top button
Close
Close