
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe Mbreti i Jordanisë Abdullahu II diskutuan hapat që mund të ndërmerren në nivel rajonal dhe global për të adresuar konfliktin aktual izraelito-palestinez, transmeton Anadolu.
Në një bisedë telefonike, liderët diskutuan gjithashtu çështjet humanitare në rajon, si dhe si të arrihet paqja, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.
Gjatë telefonatës, Erdoğan ka shprehur nevojën për të qenë në gatishmëri ndaj mundësisë së përhapjes së konflikteve në rajon.
Erdoğan gjithashtu ka nënvizuar gatishmërinë e Türkiyes për të ofruar të gjitha llojet e mbështetjes, përfshirë ndërmjetësimin, për t’i dhënë fund konfliktit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.Top24



