
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës pas mbylljes së procesit të votimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj shkruan se uron dhe shpreson që qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike.



