MaqedoniTopLajm

Prej të dënuarve në “Lagjen e Trimave” 2 prej tyre kanë fundjavë të lirë thotë Ziberi!

Avokati i popullit Naser Ziberi pas shqyrtimit të dokumentacionit, vlerëson se 2 prej 3 personave që po vuajnë dënimin nga rasti “Lagja e Trimave”, i plotësojnë kushtet e përgjithshme ligjore për shfrytëzimin e fundjavës së lirë. Gjegjësisht bëhet fjalë për Arsim Bajramin dhe Musadik Pakazitin,ndërsa Elham Arifi tha se nuk i plotëson ende kushtet. Këtë të drejtë Ziberi tha se mund ta kërkoj diku më mesin e muajit prill, raporton SHENJA.

“Për Arsim Bajramin dhe Musadik Pajazaitin, puna ka ngecë tek Komisioni që e vlerëson këtë çështje. Ata nuk kanë afat kohor se për sa kohë mujd të vendosen për kërkesat e tilla, mirëpo në bazë të praktikës së punës së tyre, në këtë rast ata e kanë zgjatur periudhën kohore për shqyrtimin e kërkesave për shfrytëzim të fundjavës së lirë. Ne kemi kërkuar përgjigje me shkrim nga drejtori i burgut të Shutkës përgjigje me shkrim më datë 15 të këtij muaji se ku qëndron arsye për zgjatjen e sjelles së këtij vendimi, sot kalon afati kohor ligjore që drejtori duhej të na jepte përgjigje mbi këtë çështje”, ka deklaruar Naser Zyberi. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close