LajmeMaqedoniTopLajm

Prej nesër fushatë edhe për zgjedhjet parlamentare! Partitë nënshkruan kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Prej nesër, përveç fushatës presidenciale që vazhdon deri në fillim të javës së ardhme, do të nisë edhe fushata për zgjedhjet parlamentare. Fushatat për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbivendosen, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare do të zhvillohet edhe gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale. Sonte pas mesnatës përfundoi afati për t’u paraqitur për të votuar për të pafuqishmit dhe të sëmurit për zgjedhjet presidenciale. Datat 24 prill dhe 8 janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E sot përfaqësuesit e partive nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike. Me të lira nënkuptohet se nuk do të ketë ndikim ndaj të punësuarve në organet shtetërore por nënkuptohet se nuk do të ketë ndaj askujt presion sepse kjo nuk do të ishte votë e lirë”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar KSHZ.

Si parti punojmë sipas ligjit, besoj, andaj edhe nuk e nënshkrova këtë kodeks sepse këto zgjedhje nuk do të jenë të rregullta dhe të drejta, por kriminale si edhe deri më tani sepse para 20 vitesh në Kuvend është sjellë Kod Zgjedhor ilegal”, pohoi Jorgo Ognanovski, “Demokrati”.

“Kemi listë në njësinë zgjedhore 1 ku gjinia më e përfaqësuar është gruaja. Shpresoj se do të kemi fushatë të drejtë dhe korrekte dhe s’do të ketë sulme të të gjithë atyre që i shpresojmë si ardhmëria jonë”, theksoi Danella Arsovksa, “Alternativa e re”.

Ky kodeks është deklarataiv. Në Maqedoni kemi gjëra të tilla deklarative dhe të gjitha këto gjëra që i dëgjojmë janë deklarata. Përderisa pas kësaj nuk qëndrojnë sanksione dhe ndonjë lloj gjobe nëse nuk respektohet, këto janë vetëm përmbledhje fjalësh boshe”, dekalroi Mirjana Najçevska, partia “TVOJA”.

Partia politike Avaja pret që gjuha e urrejtjes ndaj cilitdo bartës do të sanksionohet dhe paralajmëroj se mbikëqyrësit tani dhe aktivitetet do të jenë në terren”, thonë nga Partia Politike “Avaja”.

“Unë si përfaqësues i Partisë së Punëtorëve as nuk u ula në tavolinë për nënshkrimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Mendojmë se nuk janë përmbushur kushtet dhe ambienti për zgjedhje fer dhe demokratike me ligjin për zgjedhje dhe për partitë politike”, deklaruan nga Partia e Punëtorëve.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close