LajmeMaqedoniTopLajm

Prej nesër fillojnë me punë përmbaruesit në Maqedoni

Për shkak të coronavirusit, puna e përmbaruesve në Maqedoni të Veriut u ndalua puna më 25 mars me Dekret qeveritar.

Puna duhej të fillonte më 1 korrik, por për shkak se kishte gjendje të jashtëzakonshme dhe u zgjat. Prej nesër përmbaruesit vazhdojnë me detyrat e tyre.

Përmbaruesit shpresojnë se nuk do të ketë vazhdim të sërishim të anulimit të kësteve në banka, për shkak se numri i lëndëve ka ra për 40% në krahasim me vitin e kaluar për shkak se qytetarëve u është anuluar pagesa e kredive dhe se të hyrat u kanë rënë dukshëm.

Sipas vlerësimeve, rreth 200 mijë qytetarë në Maqedoni të Veriut janë në radarin e përmbaruesve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close