
Prej datës 8 qershor deputetët do t’i mbajnë seancat plenare në sallën “Maqedonia”.
Siç bëjnë të ditur nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, se pas inspektimit nga ana e kryetarit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Karaxhovski dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që seancat plenare do të mbahen në pajtim me Protokollin e aprovuar për mbajtjen e seancave plenare në Sallën “Maqedonia”.
Gazetarët e akredituar do të vendosen në Sallën 3 – Pres qendra dhe Sallën 4 në katin e parë të Kuvendit, me mundësi për lëvizje përmes një dere në korridorin ndërmjet Sallave.



