
Më 19.07.2026 në ora 20:13, pas marrjes së një denoncimi për të shtëna me armë ose piroteknikë në lagjen Drenovec të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në shtëpinë ku po mbahej një aheng familjar i organizuar nga M.A. (49), një nga mysafirët, U.R. (22) nga Tetova, edhe përkundër paralajmërimeve, ka përdorur fishekzjarre dhe pushkaliqe. Me personin në fjalë është zhvilluar bisedë informative dhe është përpiluar procesverbal për kundërvajtje të konstatuar kundër rendit dhe qetësisë publike.



