
Pasi refuzuan të zbatojnë vendimin e Komunës për të liruar hapësirat e uzurpuara te Qendra Sportive e Tetovës, inspektorati komunal i Tetovës, bashkë me policinë kanë ndërhyrë që t’i largojnë dhe të mbyllin hapësirat për t’ia kthyer komunës.
Hapësira, pronë e komunës, ka një sipërfaqe prej 3600 metra katror, kurse tentojnë ta privatizojnë dy persona, një nga Tetova dhe një nga Shkupi. / Alsat.mk



