LajmeMaqedoni

Policia e Tetovës vazhdon kontrollet e përforcuara të trafikut, sanksionohen 1965 shkelje të trafikut

Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë, për rend dhe siguri më të madhe të trafikut, gjatë muajit të kaluar, në kontrolle të rregullta dhe aksioneve të zbatuara dhe kontrolleve të përforcuara të trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 1965 shkelje të trafikut (TE-1252 dhe GV-713). Duke vepruar kështu, nga trafiku janë larguar 102 automjete (TE-74 dhe GV-28) nga të cilat 17 automjete me parregullsi teknike, 42 me regjisterim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, 37 me xham të errësuar me folia, 4 automjete të paregjistruara dhe 2 me ngarkesë të akomoduar gabimisht. Gjatë kësaj periudhe, u konfiskuan përkohësisht 8 automjete (TE-6 dhe GV-2), nga të cilat 7 automjete u konfiskuan për shkak të afatit të skaduar të regjistrimit për më shumë se 6 muaj dhe 1 për shkak të zhurmës. Gjithashtu u përjashtuan 269 shoferë (TE-201 dhe GV-68), 27 prej të cilëve po ngisnin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 171 shoferë që drejtonin automjete pa kaluar provimin e patent shoferit dhe 28 shofer fillestar që nuk respektonin rregulloret dhe kufizimet për këtë kategori të shoferëve. Gjatë muajit të kaluar, janë konstatuar gjithsej, edhe 645 masa (TE-364 dhe GV-281) të tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar, si dhe shkeljet e tjera. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur me parashtresa përkatëse ligjore.
SPB-Tetovë përsërit apelin për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, duke kontribuar kështu për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close