LajmeMaqedoniTopLajm

Policia e Maqedonisë së Veriut ndalon organizatorin e protestave studentore, Mevlan Ademi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar sot studentin Mevlan Ademi, i cili njihet si një nga organizatorët kryesorë të protestave studentore të fundit.

Sipas informacioneve fillestare, ndalimi ka ndodhur pas aktiviteteve të tij në koordinimin e protestave, ku studentët kërkonin të drejta më të barabarta në procesin arsimor, përfshirë edhe mundësinë e dhënies së provimeve në gjuhën shqipe.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të ndalimit nga autoritetet, ndërsa reagimet nga studentët dhe opinioni publik pritet të pasojnë gjatë ditës

Protestat studentore kanë marrë vëmendje të gjerë në vend, duke ngritur debat mbi zbatimin e të drejtave gjuhësore dhe trajtimin e barabartë në sistemin arsimor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close