LajmeMaqedoni

Policët e burgut të Idrizovës/ Gjykata Penale: Paraburgim për 6 policë – për 11 masa kujdesi!

Policëve të arrestuar të Burgut të Idrizovës gjatë aksionit të djeshëm të policisë de Prokurorisë, u janë shqiptuar paraburgime dhe masa kujdesi.

Gjashtë prej tyre që kishin lejuar arratisjen e të dënuarit për vrasje, morën paraburgim prej një muaji, kurse 11 të tjerët, të cilët gjatë gjithë javës kishin lejuar që i burgosuri të shëtitet, morën masa kujdesi.

Gjykata ua ka marrë dokumentet e udhëtimit, ndalohen të largohen nga shtëpia dhe obligohen që të paraqiten në organet kompetente shtetërore.

Për 17 policët e burgut, Prokuroria zhvillon hetime nën dyshimin se kanë kryer vepra penale – mundësimin e arratisjes dhe lirimit të jashtëligjshëm të personit të dënuar.

Përt këto vepra penale, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sqarojnë se parashihen dënime deri në 10 vite.

Related Articles

Back to top button
Close
Close