BotaLajme

Po mbante fjalim, biznesmeni saudit bie dhe vdes gjatë konferencës

Në një video tronditëse është zënë momenti kur një biznesmen ka rënë në tokë dhe ka vdekur derisa ishte duke dhënë një fjalim në një konferencë në Egjipt.

Muhammad Al-Qahtani, biznesmen saudit, po fliste në Konferencën Arabe-Afrikane në Kajro ku duke se gjatë fjalimit humb vetëdijen dhe bie me shpinë pas, raportoi NYP të enjten.

Al-Qahtani ishte kryetar i bordit të “Al-Salam Holding” dhe thuhet se mbante një sërë postesh nderi si ambasador i vullnetit të mirë.

U tha se ai vdiq pasi u dërgua në një tjetër dhomë nga rojet e sigurisë që ishin në konferencë.

Nuk dihet shkaku i vdekjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close