LajmeMaqedoniTopLajm

BESA: Blerim Sejdiu u sabotua nga ASH-ja në Zhelinë gjatë zgjedhjeve lokale

Opozita shqiptare asesi të gjej një rrugë për ti afruar qëndrimet e saj mes vete si për çudi sa her afrohen del diçka që i largon edhe më shumë ashtu siç ndodhi me zgjedhjet e parakoheshme të pjesshme për këshillin komunal të Tetovës ku Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk aritën të kenë një listë të përbashkët, shkruan Top24.

Së fundmi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në disa raste kishte përmendur që me Taravarin si ushtrues detyre është më i afërt se që ishte me ish kreun e ASH-së, Ziadin Sela.

Dega e Lëvizjes Besa në Zhelinë ka dalë me një reagim nga Kryetarit u.d të ASH-së, Arben Taravari i cili në emisionin ClickPlus tha se me Lëvizjen Besa kemi bashkëpunuar në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ku kemi fituar katër komuna si Tetovën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Zhelinën.

Në reagimin e Lëvizjes Besa Zhelinë shkruan!

Me shkas, pasi u përmendëm në një debat televiziv në Clik të TV21.
Të nderuar, nuk duam t’i kthehemi fushatës lokale të vitit të kaluar dhe nuk është mirë të vazhdoni me luftën tuaj politike me opozitën.
Por, pasi u përmendëm, ja po jua themi disa fjalë,
Kandidati i Lëvizjes Besa në komunën e Zhelinës në zgjedhjet lokale 2021 Blerim Sejdiu, ishte kandidati i vetëm që u sabotua nga Shtabi i ASh-së në Zhelinë në këto zgjedhje, edhe pse kishim koalicion si dy subjekte në raundin e dytë.
Në këto zgjedhje, kandidati i juaj refuzoi të fotografohet me Blerim Sejdiun (arsyen e dini ju), siç kishim raste të shihnim në publik, fotografi të përbashkëta të kandidatëve të Lëvizjes Besa dhe ASh-së, në të gjitha komunat ku garonim (në raundin e dytë) si dy subjekte koalicionuese.
Si Shtab i Levizjes Besa ne Komunen e Zhelines, duhet ta themi patjetër se as gjatë fushatës, e as në natën e fitores, ju nuk erdhët tek Shtabi i Lëvizjes Besa në Zhelinë, të festojmë së bashku fitoren. Biles, as që na uruat për fitoren, qoftë edhe me një sms të thjeshtë, si Shtab komunal. As neve, e as kryetarin e Komunes.
Nuk do dëshironim të flasim më shumë, për shkak se nuk është mirë për shëndetin politik të të dy subjekteve, por (siç duket), organet lokale të ASh-së duhet të ju njoftojnë saktë dhe drejtë. Dhe po, jemi të gatshëm ti argumentojmë një nga një, të gjitha këto!
Gjërat janë shumë të qarta, sepse i kemi përjetuar në çdo moment. Kjo, qoftë e kaluar!
ps. këto gjëra që i themi, mund të konfirmohen edhe nga eksponentë të ASh-së në komunën e Zhelinës, të cilët i dijnë këto informacione saktë, të cilët të habitur më pyetnin: përse Shtabi jonë nuk vin tek ju të bashkëpunoni?! Përse ata nuk ju përkrahin juve?! Ku janë ata?!
E shumë gjëra tjera…
Sido qoftë, qëndrojmë fuqishëm pas idesë së bashkëpunimit opozitar Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, ku bashkarisht do të korrnim suksese, kundër regjimit 20 vjeçarë.
Dega e Lëvizja BESA
Komuna e Zhelinës

Related Articles

Back to top button
Close
Close