BotaLajme

“Plani për zhvendosjen e palestinezëve i papranueshëm”, i thotë Erdogani presidentit francez Macron

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ku ka theksuar se plani për të zhvendosur palestinezët në Egjipt, Jordani ose në një vend tjetër të tretë është i “papranueshëm”.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se gjatë bisedës telefonike me presidentin Macron, presidenti Erdogan përsëriti refuzimin e planit për zhvendosjen e palestinezëve.

Të dy liderët gjithashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Lidhur me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdogan theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Si një vend që ka sjellë me sukses të dyja palët në tryezën e bisedimeve disa herë, Turqia mund të kontribuojë në bisedimet e paqes, duke përfshirë edhe në organizimin e tyre,” shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e fillimit të një procesi negociues që nuk përjashton asnjë nga dy vendet e konfliktit.

Siç thekson drejtoria turke, dy liderët ranë dakord të punojnë në një mënyrë më të koordinuar si udhëheqës të dy vendeve aleate të NATO-s.

Related Articles

Back to top button
Close
Close