Bota
Pishman Netanyahu?! Shtyhet mbledhja ku do të vendoste për “pushtimin e plotë” të Gazës

Mbledhja në të cilën Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritej të vendoste zyrtarisht për “pushtimin e plotë” të Gazës, është shtyrë.
Siç raporton “The Guardian“, takimi i kabinetit të sigurisë izraelite është shtyrë për shkak të tensioneve në rritje mbi realizueshmërinë e planit.
Meqë negociatat për armëpushim me Hamasin kanë ngecur, zyrtarët izraelitë kanë informuar mediat lokale dhe ndërkombëtare se kryeministri po shqyrton një ofensivë të gjerë, që synon marrjen e kontrollit të plotë të territorit palestinez pas 22 muajsh lufte kundër grupit militant Hamas.



