LajmeSport

Pioli: Humbja e dytë radhazi? I sigurt për të ardhmen

Milani pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë në derbin e Madoninnas, përballë Interit, që e nxori jashtë Kupës së Italisë. Në përfundim të takimit, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, u shpreh se skuadra e tij do të kthehet edhe më e fortë pas kësas disfate.

“Na vjen keq që dolëm nga Kupa, sepse kishim synime.  Kjo sfidë na tregoi që mund të përballemi me kokën lart me një me skuadër shumë  të fortë si Interi. Kur mbetëm me 10 lojtarë, nuk ishte e lehtë.  Nuk e di se çfarë i thanë Ibra dhe Lukaku njëri-tjetrit, ata janë të rritur dhe “të vaksinuar”. U treguam naivë që shkaktuam penalltinë e barazimit, por unë mora përgjigje pozitive nga grupi. Jam shumë pozitiv pas kësaj humbjeje dhe i sigurt për të ardhmen”.

Zlatan Ibrahimovic, i cili i dha epërsinë fillestare Milanit, mori kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë kuqezinjtë në inferioritet numerik. Pikërisht dalja e Ibras ndryshoi rrjedhën e lojës, sipas Piolit.

“Inferioriteti numerik bëri ndryshimin, sepse loja ishte e hapur dhe e ekuilibruar dhe në po sulmonim. Ne ishim bujarë, në faullin e dytë ai ishte pak naiv, por mund të ndodhë.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close