BotaLajme

Pfizer zhvillon ilaçin antiCOVID, nis provat e para te njerëzit

Pfizer ka nisur provat njerëzore të një ilaçi  eksperimental për personat e infektuar me Covid-19.

Prodhuesi i barnave, i cili zhvilloi vaksinën e parë të autorizuar kundër  COVID-19 në SHBA me kompaninë gjermane BioNTech, tha se kandidati antiviral  kishte reaguar kundër virusit në studimet laboratorike.

Ilaçi arrin të pengojë një enzimë që koronavirusi përdor për tu shumuar brenda qelizave njerëzore. Nëse rezultatet tregojnë se ilaçi është i sigurt dhe efektiv, kompania do të kalojë në Fazën II dhe do të rekrutojë një grup më të madh pjesëmarrësish.

Kompania po studion gjithashtu një kandidat antiviral të administruar në mënyrë intravenoze  në pacientët e shtruar në spital

Related Articles

Back to top button
Close
Close